Lata-Berisha: Të mos preket Radika

Vendimi i autoriteteve maqedonase për devijimin e derdhjes së lumit Radikë me qëllim ndërtimin e një HEC-i në fushën e Lukovës ka qenë në qendër të diskutimit që ish-kryeministri Sali Berisha pati në takimin me kryetarin e Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata.

Kryetari i komunës së Dibrës Lata e njohu ish kryeministrin Berisha me shqetësimin e tij dhe të komunitetit të Dibrës e me gjere te zones pa dallime nderetnike, në lidhje me projektin e Korporatës Elektroenergjitike Maqedonase, Elhem, për ndërtimin e një HEC-i në lumin Radikë i cili fatkeqësisht do ti marri 9 metra kub ujë pellgut ujëmbledhës të lumit Radikë dhe do ta devijojë derdhjen e tij nëpërmjet lumit Vardarë në detin Egje duke lënë të kërcënuar gjithë zonën e Dibrës pa ujë të mjaftueshëm për energji, ujitje dhe pirje si dhe do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme ekosistemin e saj.

Nga ana e tij, Berisha shprehu mbështetjen e tij për shqetësimin e drejtë të banorëve të Dibrës dhe angazhimin e tij që lumi i Radikës të mos devijohet, gjë që jo vetëm do të sillte pasoja ekologjike dhe ekonomike për popullsinë e Dibrës parkun kombetare te Mavroves por dhe cënon interesat e shtetit shqiptar.

Ish kryeministri Berisha theksoi faktin se ka konventa dhe marrëveshje ndërkombëtare për mjedisin dhe ujërat që rregullojnë trajtimin e ujërave midis shteteve dhe nuk lejojnë devijime të tilla në mënyrë të njëanshme dhe se ky projekt bie ndesh me to, sikunder qeveria shqiptare eshte informuar gjeresisht nga pala maqedonase per projektin dhe ne kuadrin e politikes se zero problemeve me fqinjet e ka miratuar ne parim projektin.

Berisha theksoi se vendet e rajonit nuk duhet te merren me devjime te rrjedhjes natyrale te ujrave qe i bashkojne ato. Në këtë kuadër, theksoi Berisha, ujërat duhet të lihen në rrjedhën e tyre natyrale dhe se devijimet e tyre pa marrëveshje, në dëm të interesave të komuniteteve dhe vendeve, duhet patjeter te shmangen sepse mund të sjellin ngarkesa të panevojshme për rajonin. Eshte shume e rendesishme te fillojne negociatat midis dy vendeve tona per nje marreveshje te re per ujerat, theksoi Berisha, sepse protokollet e vjetra me ish Jugosllavine jane inegzistente mbasi nuk jane rikonfirmuar nga palet edhe 22 vjet pas shperberjes se Jugosllavise.

Lajme të ngjashme

Back to top button