Janë arrestuar dy shkupjanë për sulm të dy policëve

Në Shkup në bul. “Brigada maqedonase-kosovare”, dje rreth orës 16.30 nëpunësit policorë nga SP Bit Pazar gjatë sigurimit të aksidentit rrugor janë sulmuar nga ana e dy personave të panjohur.

MPB-ja sot kumtoi se një nëpunës policor është goditur me grusht në pjesën e barkut dhe ia kanë shqyer xhupin për shi, përderisa polici tjetër është goditur me grusht në pjesën e shpinës.

Pas masave të ndërmarra ekzistojnë baza të dyshimit se sulmuesit janë SH.R. (30) dhe A.K. (19), që të dy nga Shkupi. Ata janë arrestuar në stacionin e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button