Besimi dhe Poposki raportojnë gjendjen e Maqedonisë në Bruksel

Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki, vetëm një ditë pas miratimit të propozim/rezolutës së raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Houit, mbërritën në Bruksel.

Besimi dhe Poposki në mënyrë të drejtpërdrejtë diskutuan rreth përmbajtjes së amendamenteve të Houit, të cilat nxitën debat të nxehtë në mesin e deputetëve evropian ditë më parë. Megjithatë, në agjendën e zyrtarëve të lartë të qeverisë janë edhe takimet me drejtorin për zgjerim Kristian Danielson dhe komisionarin Stefan Fyle. Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki, përpara takimit me Fylen deklaroi se takimet e ndara me drjetorin e zgjerimit, Kristian Daniellson dhe i përbashkëti me Fylen, synojnë shqyrtimin e mundësisë për vazhdimin e Dialogut të Nivelit të Lartë.

 “Të merremi vesh rreth temave kyçe të cilat mund të jenë trajtohen në kuadër të Dialogut paraqasës dhe të cilat do të shërbenin për anëtarësim më të shpejtë dhe shkurtimin e periudhës së bisedimeve me BE”, theksoi Poposki. 

Nga ana tjetër nga Kabineti i zv/kryeministrit për çështje evropiane Fatmir Besimi, njoftojnë se takimet në Bruksel do të shfrytëzohen edhe për raportimin e zhvillimeve të fundit në vend për sa i përket miratimit të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për mediat.

Lajme të ngjashme

Back to top button