Turqi, shkon në 9 numri i ushtarëve të vrarë në sulmin terrorist

Numri i ushtarëve të vrarë në sulmin terrorist të kryer nga pjesëtarët e organizatës terroriste PKK ndaj stacionit të xhandarmërisë Dura, në Şemdinli të provincës Hakkari, është rritur në nëntë ndërsa 11 janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët në ora 09:45, sipas kohës lokale, bombarduan zonën në të cilën ndodhet stacioni i xhandarmërisë.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar një krater gjashtë deri në shtatë metra të thellë me diametër prej rreth dhjetë metra, duke shkaktuar edhe dëme ndaj objektit të stacionit të xhandarmërisë.

Siç mëson gazetari i AA në kohën e sulmit në afërsi të zonës ka patur edhe qytetarë të cilët po prisnin minibusin.

Stacioni Durak është në rrugën Şemdinli – Yüksekova. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh ambulancash.

Forcat e Armatosura Turke (TSK), bëjnë të ditur se ka nisur një operacion të gjerë të mbështetur edhe nga ajri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button