Britani, policia në kërkim pas të rinjve që ia grisën hixhabin një vajze

Policia e Londrës ka kërkuar ndihmën e banorëve të saj për gjetjen e dy të rinjve, të cilët ia grisën hixhabin një muslimaneje në rrugë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas policisë, të rinjtë e moshës 20-30 vjeç kanë hasur vajzën 20-vjeçare në një rrugë frekuentuese në veri të Londrës më 28 shtator të këtij viti. Të rinjtë iu afruan nga pas dhe ia grisën shaminë që mbante në kokë.

Policia tha se vajza nuk ka pësuar lëndime fizike, ndërsa incidenti është klasifikuar si “i motivuar në bazë racore”.

Detektivi Ben Cousin tha se policia “nuk do të tolerojë krimet e motivuara religjioze dhe raciste”, dhe u bëri thirrje banorëve të Londrës për të asistuar në kapjen e dy djemve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button