10 hapa që duhet të ndërmerrni, kur ndiheni sikur i gjithë Universi është kundër jush

Ndonjëherë ndjeheni sikur i gjithë Universi është kundër jush. Ka 10 hapa që duhet të ndërmerrni në këtë rast:

  1. Filloni nga fillimi

Çdo moment është një mundësi për ju, për të filluar nga fillimi, me një tjetër mendësi. Pra, merrni frymë thellë dhe besoni se e gjitha është në kokën tuaj. Nuk ka asgjë më idiote, se sa mendimi që Zoti ose universi është kundër jush. Ndoshta, koha kërkon që ju të rrini me këmbë në tokë e të nxirrni një mësim, dhe kjo është arsyeja përse mund të jeni në vështirësi, transmeton bota.al

2. Duhet të dini atë që ju dëshironi

Ju jeni gjithmonë goxha të sigurtë se çfarë vendimi doni të merrni, thellë brenda zemrës tuaj. Besojini instiktit dhe përmbajuni. Luftoni për atë që dëshironi, sepse është jeta juaj dhe e askujt tjetër.

3. Ruani entuziasmin

Ka me miliona gjëra për të bërë në këtë botë, dhe duhet të jeni entuziast. Kini mirënjohje, se ajo që keni në jetë është e mrekullueshme, dhe bëni ato gjëra që ju bëjnë të lumtur. Sigurisht që ka përgjegjësi, por ka gjithmonë një kohë kur mund të shijoni thjeshtë të qënit … ju.

4. Vazhdoni të thoni “po”

Në vend se t’i shmangeni gjërave që ju sjell jeta, mëson t’i përballoni sy më sy pengesat. Mos kini frikë se s’do jeni në gjendje të përfundoni një detyrë. Nuk do të thotë që duhet të sakrifikoni dëshirat tuaja, por duhet që gjithmonë të provoni.

5. Mos u ankoni

Mjaft u ankuat për pafatësitë që ju kanë rënë, pasi kjo vetëm sa do të zmadhojë problemet ekzistues që keni. Ankesat vetëm ekzagjerojnë problemet e madje mund t’i bëjnë edhe më të mëdhenj se sa janë. Duhet të kemi një disiplinë, që të mos zgjedhim të kemi pritshmëri të cilat nuk mund të përmbushen nga dikush tjetër, deri kur dhe nëse ata duan.

6. Kini mirësi

Kur nuk i japim dot zgjidhje jetës, ose kur nuk jemi në gjendje “ta mbledhim”, nuk duhet të jemi të këqinj me veten apo të tjerët dhe duhet të kemi durim. Mund ta inkurajoni veten për të qenë të mirë dhe të vërtetë me veten tuaj. Duhet të mbështesni të gjithë vendimet që merrni dhe t’u qëndroni atyre.

7. Jemi të mbështetur

Kur mendojmë me vete se nuk na duan apo mbështesin, kjo ështëgjëja më e pakuptimtë që mund t’i bëjmë vetes. Nëse kemi një sup mbi të cilin të qajmë në kohët tona më të vështira, qoftë ky i një miku apo familjari, kaq mjafton për të ditur se s’jemi vetëm në këtë botë. Njerëzit janë aty që të kujdesen për ju.

8. Jetoni në të tashmen

Mos u shqetësoni për atë që e ardhmja ruan për ju, por vrini mendjen për të tashmen tuaj, me qëllim që ta menaxhoni si duhet. Bëhuni praktikë me qasjen tuaj dhe përdoreni trurin për të ditur se çfarë të bëni dhe çfarë të mos bëni. Gjithashtu, bëni paqe me të kaluarën tuaj dhe mos e lejoni që ajo të ndikojë tek e tashmja, pasi kështu vetëm do ju dëmtojë mendërisht.

9. Jini të përgjegjshëm

Ju jeni përgjegjës për jetën që bëni, kështu që më mirë të mos fajësoni askënd. Dhembshuria dhe mirësia duhet të jetë e pranishme në situatën aktuale të jetës suaj. Ndoshta nuk do të jemi gjithmonë në gjendje të kujdesemi për atë që po na ndodh, por gjithësesi, do të jemi në gjendje të mos gjunjëzohemi.

10. E vërteta mund të jetë e dhimbshme

E besoni apo ju, mund të jetë e vështirë që të siguroheni se e vërteta nganjëherë mund të jetë e parehatshme, por gjithësesi ju duhet të përballeni me të. Mund ta përmirësoni jetën tuaj, duke ndryshuar situatat e jetës, nëse jeni të vetëdijshëm se ato duhet të ndryshohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button