Përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve vizituan UNITETIN

Shefi i Zyrës politike dhe ekonomike në ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni , David Stephenson, dje ka qëndruar në vizitë pune në selinë e Partisë politike UNITETI në Shkup.

“Zyrtari i lartë amerikan është pritur nga Kryetari i UNITETI-t, Gëzim Ostreni, Nënkryetari Zulfi Adili dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Muhamed Ismaili. Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend si dhe për angazhimin e UNITETI-t në drejtim të demokratizimit të vendit, kthimit të sundimit të së drejtës dhe për përkrahjen për Prokurorinë Speciale”, thuhet në kumtesën e partisë UNITETI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button