Veliaj: Palestrat e shkollave, edhe për qytetarët

Palestrat dhe ambientet e reja sportive të shkollave do të jenë edhe për qytetarët dhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, gjimnazi “Qemal Stafa” është një shembull i mirë.

“Është jo vetëm shkolla më e mirë për sa i takon infrastrukturës, pra për klasat e laboratorët që ka, por edhe për terrenet sportive. Kjo është një tjetër fjalë e mbajtur”, tha Veliaj. Ai vuri theksin te fakti se këto ambiente të reja, ashtu si edhe palestra, do t’i shërbejnë nxënësve dhe qytetarëve, pasi gjimnazi “Qemal Stafa” do të jetë një nga shkollat e përfshira në projektin e shkollave si qendra komunitare.

“Është një investim që ka dobi të dyfishtë: Është investim për nxënësit e “Qemal Stafës”, për të gjithë ata që kanë orët e tyre të fiskulturës, por sigurisht edhe për banorët e njësisë 10, sepse pas orëve të mësimit, palestra, terrenet sportive që janë të një cilësie jashtëzakonisht të lartë, do të jenë të hapura për komunitetin”, shtoi kryetari i bashkisë. Ai shprehu gjithashtu besimin se investime të tilla largojnë të rinjtë nga kafenetë apo sallonet e basteve, duke i sjellë në aktivitete fizike e duke i bërë qytetarë më të mirë për të nesërmen, transmeton, Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button