Mustafa: Bujqësia dhe sektori i përpunimit të ushqimit, prioritete të Qeverisë

Kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të fabrikës për përpunimin e perimeve “Jaha Group”, në Podujevë.

Të pranishëm ishin edhe ambasadorja gjermane, Angelika Viets,  ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe përfaqësuesi i kompanisë investuese nga Gjermania “Kappa Antipasti”, Klaus Lotz si dhe pronari i “Jaha Group”.

Ai  u shpreh i lumtur që këto produkte do të eksportohen pikërisht në Gjermani, vend i cili ka ndihmuar shumë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Unë e vlerësoj shumë lartë këtë fabrikë, jo vetëm se do të procesoj këto produkte dhe do t’i eksportoj në Gjermani dhe po ashtu do të shfrytëzoj edhe mbjelljen e tyre këtu në tokën e Podujevës, sepse ne pamë disa prej specave të cilët ishin të cilësisë së lartë, të prodhuara këtu, në krahasim edhe me ato që prodhohen në Greqi, që flet se ne kemi tokë të mirë, kemi njerëz të vyeshëm dhe mund të arrijmë rezultate të mrekullueshme”, theksoi kryeministri.

Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin që edhe më tutje t’i jepet prioritet bujqësisë, transmeton Klan Kosova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button