I akuzuari Grujovski nga shtëpia udhëheq me drejtoritë në MPB

Goran Grujovski, i akuzuar dhe i dyshuar për dy raste për të cilat ka hapur lëndë Prokuroria Speciale Publike, është graduar në MPB, shkruan portali Nova, transmeton Portalb.

Ai nga pozita e drejtorit të DSK-së tani është ngritur për disa shkallë më lartë, është emëruar për ndihmës drejtor për koordinim në MPB. Gradimi është vepër e ish ministrit Mitko Çavkov, i cili para se të lëshojë vendin e ministrit e ka nënshkruar vendimin për punën e re të Grujovskit.

Në pozicionin e tanishëm, Grujovski ka nën kontroll të gjithë- pesë drejtoritë e MPB-së.

Goran Grujovski është i akuzuar për shkatërrimin e dokumenteve zyrtare të DSK-së dhe lëndën “Fortesa”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button