I propozon të dashurës dhe 6 orë më vonë i bën surprizë dasmën…

Propozimet janë gjithmonë shumë emocionuese, por imagjinoni sikur edhe propozimi, edhe martesa të ndodhin në të njëjtën ditë. Alfred Duncan planifikoi dasmën me bashkëshorten e tij tani, Sherrell, vetëm 6 orë pasi i bëri propozimin. Faqja “Nigerian Wedding” ka postuar videon e një dite të një çifti të çmendur, e cila është parë më shumë se 11 milionë herë dhe është shpërndarë deri tani më shumë se 292 mijë herë.

Historia e çiftit filloi me shpejtësi të shpërndahej në mënyrë virale me hashtagun #ForeverDuncan.

Sherrell nuk e kishte idenë se familjarët e saj ishin mbledhur në dhomën tjetër, kur Alfred i propozoi që të bëhet gruaja e tij. Ajo shpërtheu në lot sapo e kuptoi çfarë po ndodhte dhe u përgjigj me një PO të përzemërt. Menjëherë pasi pranoi propozimin, Alfred i dorëzoi një pusullë duke e udhëzuar: “Shko në këtë vend dhe kërko atë gruan e re…”

Kur Sherrell mbërriti në hotelin që kishte në kartë, u surprizua sërish nga shumë miq që e prisnin dhe që e ndihmuan të bëhet gati për ceremoninë. Pasi i lidhën sytë, e shoqëruan derisa mbërriti në vendin e takimit… dhe ku emocionet nuk mund të përshkruhen më.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button