LR – PDSH: “Dy fatkeqësitë shqiptare”, do të duhej ta mbështesnin punën e PSP-së

Lëvizja për Reforma PDSH, nëpërmjet një reagimi thotë se, shprehë mbështetje të hapur dhe të padiskutueshme ndaj punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), gjë që, sipas tyre, do të duhej të kishin bërë njëjtë edhe “dy fatkeqësitë” politike të shqiptarëve BDI dhe PDSH.

“Këto dy parti, për të disa herë na bënë të turpërohemi që ndajnë të njëjtin gjak, të njëjtin flamur dhe flasin të njëjtën gjuhë me Ne, me të burgosurit politik, dhe me  shqiptarët e pafajshëm që dergjen burgjeve. Kur duhej të votohej Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, me ç’rast do ti hapej rruga për hetim efektiv të të gjitha proceseve të montuara politike dhe aferave kriminale, deputetët e BDI-së dhe PDSH-së “VOTUAN KUNDËR” me mos prezencë të koordinuar”, reagojnë nga LR – PDSH.

Ata thonë se partia e tyre është e palëkundur në mbështetjen ndaj Prokurorisë Speciale dhe njëkohësisht përsërit qëndrimin se “të gjitha aferat, abuzimet, proceset e montuara politike dhe lëndët e hapura nga Prokuroria Speciale, duhet të efektuohen dhe të kenë epilog gjyqësor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button