Një e pesta e fëmijëve nga vendet në zhvillim jetojnë në varfëri ekstreme

Pothuajse një e pesta fëmijëve nga vendet në zhvillim në mbarë botën jetojnë në varfëri ekstreme, gjegjësisht gjithsej 385 milionë, theksohet në raportin më të ri të Grupacionit të Bankës Botërore dhe UNICEF-it, transmeton MIA.

Në vitin 2013, 19,5 për qind nga fëmijët në vendet në zhvillim kanë jetuar në familje me të ardhura prej 1,90 dollarë në ditë ose më pak, në krahasim me vetëm 9,2 për qind nga të rriturit, shtohet në raportin, e titulluar si “Fund për varfërinë ekstreme: të fokusohemi në fëmijët”.

Numri më i madh i fëmijëve jetojnë në varfëri ekstreme në Afrikën Sahariane, gjegjësisht mbi 50 për qind, ndërsa 36 për qind jetojnë në Azinë Jugore, ndërsa 30 për qind në Indi.

Vlerësimi botëror për fëmijët, të cilët jetojnë në varfëri ekstreme, është në bazë të të dhënave prej 89 vendeve, të cilat paraqesin 83 për qind nga popullsia botërore të vendeve në zhvillim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button