Vikiliks do të punlikojë materiale të reja të kompromituara për fushatën e Hilari Klintonit

Vikiliks para 8 nëntorit do të publikojë informatë të rëndësishme e cila ka të bëjë me zgjedhjet presidenciale në SHBA, deklaroi sot Xhulijan Asanzh përmes video lidhjes në konferencë shtypi në Berlin, kushtuar 10-vjetorit nga formimi i Vikiliksit, transmeton MIA.

Ai theksoi se gjatë 10 javëve të ardhshme do të publikojë së paku nga një material të ri në javë, por nuk e zbuloi përmbajtjen e tyre.

Paraprakisht, Asanzh paralajmëroi se do të publikojë materiale të reja të komprometuara që kanë të bëjnë me fushatën parazgjedhore të kandidates nga Partia Demokratike, Hilary Klinton.

Asanzh theksoi edhe se ka ndryshime në mënyrën e funksionimit dhe financimit të Vikiliks, si dhe se do të bashkëpunojë me media të tjera krahas atyre njëqind që janë të angazhuar deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button