Si të shmangni rënien e flokëve pas shtatzënisë

Shtatzënia dhe lindja e një fëmije i ndryshon shumë nivelet e hormoneve në trup. Këto ndryshime në hormone mund të sjellin edhe çrregullime në rritjen e flokut. Gjatë shtatzënisë, floku vazhdon të rritet dhe bëhet më i dendur se normalisht, pasi në kushte normale ai do të duhej të rritej më ngadalë dhe të binte në sasi të pakta. Rreth 3 muaj pas lindjes, floku do të fillojë të bjerë. Mos u shqetësoni, pasi kjo është një gjë krejt e zakonshme për çdo nënë që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë dhe është diçka e përkohshme, floku do të ndalojë së rëni me hapa të tillë, shkruan shendeti.com.al.

Ju duhet të kujdeseni për flokun tuaj në mënyrë më të veçantë që ai të fillojë të rritet normalisht. Ja disa hapa që duhet të ndiqni:

Shmangni mbajtjen e flokut të shtrënguar. Kapja e flokut në mënyrë të shtrënguar nuk bën gjë tjetër veçse e rrit sasinë e flokut që do të bjerë.

  • Këshillohet që në periudha të tilla floku të lihet sa më i lirë që të jetë e mundur.
  • Mos e trajtoni flokun me vajra gjatë kësaj kohe, pasi kjo mund të sjellë dëmtim të flokut dhe skalpit.
  • Shmangni përdorimin e shumë modeleve të flokut.

Përdorni një krehër më dhëmbëza të gjera. Nëse krehri që ju përdorni i ka dhëmbëzat shumë afër njëra-tjetrës, ka më shumë shanse që t’ju bien më shumë flokë se çdo të binin nëse do të përdornit një krehër me dhëmbëza më të gjera.

  • Kriheni flokun me kujdes.
  • Floku i lagur është më delikat se ai i thatë, për këtë arsye duhet të tregoni më shumë kujdes kur krihni flokët e lagur.

Jini të kujdesshëm ndaj nxehtësisë. Përdorimi i çdo pajisje të nxehtë mbi flokë mund t’i dëmtojë ata dhe çon në rënien e tyre. Në situata të tilla, edhe tharësja e flokut këshillohet të përdoret në temperaturën e saj të ulët.

Kërkoni për produktet më të mira dhe më të përshtatshme për flokun. Disa shampo dhe balsame besohet se i mbajnë flokët të fortë, të dendur dhe të shëndetshëm. Kërkoni për shampo që i japin flokut volum, shampo me përmbajtje balsami intensiv. Do t’ju duhet të përdorni disa lloje produktesh para se të gjeni atë që i përshtatet flokut tuaj.

Shmangni stresin, pasi edha ai ka ndikim në rënien e flokut.

Provoni një prerje të re të flokut. Kërkojini floktores një model që do të bëj që floku juaj të duket më i plotë dhe më i shëndetshëm. Mos harro se kjo rënie flokësh është e përkohshme dhe floku do t’i rikthehet normalitetit.

Kujdesuni për dietën tuaj. Edhe regjimi ushqimor ka një ndikim shumë të madh në shëndetin e flokëve tuaj. Duke konsumuar disa ushqime të caktuara, ju mund të keni flokë më të shëndetshëm. Përpiquni që regjimit tuaj ushqimor t’i shtoni proteina, hekur, antioksidues etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button