Ambasada suedeze organizon ekspozitë për personat me nevoja të posaçme

Ambasada e Suedisë, në bashkëpunim me Institutin suedez, sonte në orën 19 në Shtëpinë e ARM-së do t’i hapë ekspozitat “Qasje” dhe “Disenj për  jetë dinjitoze” të cilat mund të vizitohen deri më 16 tetor.

Në ekspozitën “Qasje” janë shfaqur fotoportrete të 14 suedezëve me nevoja të posaçme nga fotografi Markus Marçetiq, si dhe portrete të 11 personave nga Maqedonia nga fotografi Tomislav Georgiev. Tregimet e tyre janë treguar nga Rikard Lagerberg dhe Nebojsha Ilijevski.

“Këto 25 foto tregime i prezantojnë sfidat, por edhe më shumë, sukseset e personave me nevoja të posaçme në Suedi dhe Maqedoni”, njoftoi Ambasada suedeze.

Ekspozita “Disenj për jetë dinjitoze”, megjithatë përmban 22 prodhime – zgjidhje inovative dedikuar t’ua lehtësojnë jetën personave me nevoja të posaçme dhe kujdestarëve të tyre.

Partnerët lokal të Ambasadës janë agjencia “Holistik”,  e cila u angazhua për produksionin e pjesës së Maqedonisë nga ekspozita, dhe Asoacioni “Na jepni krahë” me të cilën ambasada do të organizojë një seri ngjarjesh.

Asoacioni do të organizojë Kongres ndërkombëtar të personave me nevoja të posaçme, prej 13 deri më 15 tetor,  ku mysafirë ligjërues nga Suedia do të jenë Sara Shamliu dhe Per Johanson. Në fund të kongresit, në mbrëmjen me 15 tetor, do të shfaqet edhe filmi suedeze “Si t’i lidh lidhëzat”,. Mbyllja e kongresit megjithatë do të jetë me “Vallëzimin tradicional të dallimeve” më 16 tetor. 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mirmengjes jam I interesuar per nje viz pune n suedi ose kontrat pune me falni si mund t aplikoj ose te fitoj nje kontrat pune faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button