Zbuloi gjenet “vetëngrënës”, çmimi Nobel në Mjekësi për Yoshinori Ohsumi

Çmimi Nobel 2016 në Fiziologji ose Mjekësi i është dhënë sot Yoshinori Ohsumi në Stokholm, për zbulimin e tij të mekanizmave “vetë-ngrënës” (autophagy). Autofagjia është një proces i evolucionit i mbrojtur, ku qeliza eukariotike mund të riciklojë pjesë nga vetja e saj, njofton Nobel Prize.

Zbulohen kështu pra gjenet “vetëngrënëse”. Ndryshe nga mekanizmat e tjera të degradimit qelizor, autofagjia largon proteinat jetëgjata, komplekset e mëdha makro-molekulare dhe pjesëza të tjera që janë plakur ose dëmtuar.

Çfarë është “autophagy”?

Fjala autofagji e ka origjinën nga fjala greke auto që nënkupton veten dhe fagi që nënkupton“grënien”. Është një process ku qelizat eukariotike mund të riciklojnë pjesë të përbërjes së tyre.

Eksperimenti i 2016-ës i të laureuarit për Mjekësi, Yoshinori Ohsumi, i demonstruar, tregoi se ato ekzistonin. Ohsumi studio dhe zbuloi 15 gene që janë esenciale për autofaginë. Por më e rëndësishmja është se ai ka tani një metodë që identifikon dhe karakterizon, genet kyç që janë të përfshira në këtë process.

Gjithçka vlen për të mirën e madhe të njerëzimit.

Autofagjia  ka qënë e njohur për 50 vjet, por rëndësia themelore e saj në psikologji dhe mjekësi është bërë e ditur pas kërkimeve shkencore të Yoshinori Ohsumi në 1990.

Falë Ohsumit dhe të tjerëve që ndoqën gjurmët e tij, ne tani dimë që autofagjia kontrollon funksionet e rëndësishme fiziologjike të qelizës ku komponentët duhen shkatërruar dhe ricikluar.

Autofagjia  mund të prodhojë “lëndë djegëse” në qelizë për energji dhe ndërtimin e blloqeve për rinovimin e komponentëve qelizorë dhe është për këtë arsye, thelbësore në përgjigjen e qelizave ndaj urisë dhe viruseve. Pas injektimit, autofagjia mund të eliminojë bakteret brenda qelizave dhe viruseve. Kjo shpikje vlen për të shpjeguar sëmundje si kanceri apo parkinsoni./Syri.net

n000756_ohsumi_pic114589793_10153942560089103_3572881997000842978_o

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button