Burimet dhe gjithpërfshirja janë çekani dhe gozhda e gazetarit

[Recension: ‘Besa’ me strategji për bashkëpunimin opozitar, por çekani dhe gozhda tek ajo]

Titulli është ikonë, e cila informon lexuesin për tekstin që do ta lexojë. Bazuar në parimet profesionale, titulli duhet të jetë tërheqës, informues, i shkurtër dhe i kapshëm për të gjitha shtresat e lexuesve.

Teksti që po recensojmë si fillim ka një titull që është paksa i paqartë dhe lexuesi nuk tërhiqet e as informohet që në lexim të parë. Alegoria e përdorur në titull huton lexuesit, edhe pse do të ishte në rregull nëse autori do të kishte përfunduar më titullin që në presjen e parë. Nuk duhet harruar që titujt vendosen që të mbahen mend!

Lëvizja BESA ka hartuar një strategji e cila ka për qëllim bashkëpunimin pozitiv të partive opozitare në Maqedoni. Sipas zëdhënësit të këtij subjekti politik, Faton Fazliu, kjo lëvizje po ashtu ka ngritur edhe një komision i cili do të merret me këtë çështje. “Ky komision deri tash ka treguar edhe rezultatet e veta, ka pasur edhe kontakte dhe negociata me të gjitha partitë politike opozitare dhe shpresojmë që së shpejti do të kemi rezultate konkrete lidhur me bashkëpunimin opozitar”, ka deklaruar zëdhënësi i BESËS, Faton Fazliu.

besa-me-strategji-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Besa’ me strategji për bashkëpunimin opozitar, por çekani dhe gozhda tek ajo
Data dhe koha e publikimit: 26.09.2016
Data e recensionit: 27.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Teksti është i njëanshëm. Pavarësisht se ka informuar për strategjitë e një partie, në të nuk ka qëndrim të partive apo subjekteve tjera të përmendura për të plotësuar lajmin dhe për të informuar publikun për gatishmërinë e subjekteve tjera për t’iu bashkuar  ose jo kësaj strategjie.

Fazliu u shpreh optimist duke thënë se presin që ky komision të sjell rezultate pozitive. “Bazuar në bisedimet e deritanishme ne jemi shumë optimistë dhe presim që e gjithë kjo të kurorëzohet me bashkëpunim të mirëfilltë opozitar”, tha më tej ai.

Nëse deklaratat nuk i ka marrë autori i lajmit, atëherë burimi i citateve duhet theksuar. Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa miratimin e burimit ose autorit”, Kodi etik i gazetarëve.

Ai tha se Lëvizja Besa është në kontakt me të gjitha partitë opozitare ndërsa ditëve në vijim do të informojnë më konkretisht për këtë bashkëpunim. Pasi Besa ka formuar komision dhe ka realizuar takime me disa individë që thirrën në parti politike, ky veprim i ka vënë para aktit të kryer partitë e tjera opozitare, LR-PDSH dhe RDK, të cilat duhet ta luajin vallen sipas lodrës së tyre. FLAKA.info

Burimet nuk janë evidentuar në fund të tekstit. Autori thirret në vepër origjinale, por gjatë tekstit nuk theksohet se kush transmeton. Ky veprim jo profesional mund të sjellë dyshim se deklaratat, ose janë marrë nga një medie tjetër, ose janë shkëputur nga komunikata partiake. Kodi etik në këtë rast na referon që: “Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur”.

Konstatimet të cilat jepen në fund të tekstit janë komente që nuk guxon t’i bëjë gazetari. Për konstatime subjektive, siç është për shembull: “duhet ta luajin vallen sipas lodrës së tyre”, gazetari është i obliguar të kontaktoje dhe marrë qëndrimin e partive të lartpërmendura, por edhe pas kësaj, qëndrime të tilla mund të japin burime tjera, për shembull analistë ose njohës të çështjeve politike, e assesi gazetari, i cili në këtë mënyrë del jashtë kompetencave dhe detyrave të tija profesionale. “Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”, thotë kategorikisht Kodi etik i gazetarëve.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button