Sistina- Finzi Kardiologji pjesë e rrjetit nga “Arka”

Sipas fakteve që i posedon Prokuroria Speciale Publike për keqpërdorim të parave të buxhetit gjatë porositjes së pajisjeve për përgjim nga kompania e Britanisë së madhe, një pjesë nga paratë që janë marrë si fitime të paligjshme, kanë mbaruar edhe në firmën e regjistruar si Sistina- Finzi Kardiologji, shkruan aktuelno.mk, transmeton Portalb.

Javën e kaluar PSP ka publikuar lëndën “Arka” dhe në mes tjerash edhe fakte se “Finzi”- Shkup, është e themeluar më 18.08.2016, nga personi juridik nga SHBA.

Deri në fund të vitit 2010, kur MPB për porosi të pajisjeve, personi juridik ka punuar në rritje të kapitalit aksionar me shumë bazë prej 650 mijë euro. Këto mjete janë transferuar nga llogaria e “Finzi” SHBA, e cila është hapur në Qipro, në llogarinë e “Finzi” Shkup. Pastaj, të njëjtat mjete transferohen si investim në personin juridik “Si-Fi-Kar” (Sistina- Finzi Kardiologji).

Në këtë tregti ku kanë qenë të përfshirë edhe të punësuar të DSK-së dhe një punonjëse nga MPB, buxheti është dëmtuar për 862 mijë euro.

Firma nëpërmes së cilës janë transferuar një pjesë e parave mban emër të ngjashëm sikur firma që është lëndë e likuidimit Sistina Medikal- por kjo është për gjinekologji dhe akusheri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button