Ka lindur 14 vajza dhe s’ka ndërmend të ndalet…

Agustina Higuena, e cilësuar si “supernëna” është vetëm 29 vjeç, por ka sjellë në jetë 14 fëmijë, të gjitha vajza dhe ndihet krenare për këtë, transmeton tvklan.al.

Ajo ka thyer një rekord duke sjellë në jetë binjakët e tretë 2 muaj më parë.

Po supernëna nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, deri sa t’i dhurojë një djalë bashkëshortit të saj, 30-vjeçarit Jose.

Augustina-Higuera-and-her-husband-Jose

“Të dy dëshirojmë shumë të kemi një djalë. Kështu që do të vazhdojmë të provojmë”, ka thënë 29-vjeçarja.

Ajo është shprehur gjithashtu se nuk ka patur asnjë problem me shtatzënitë , kështu që nuk është aspak stresuese për të.

“Kam aq shumë vajza sa nuk jam e sigurtë se çfarë do të bëj me një djalë. Di vetëm që do të jem e bekuar po të kem një të tillë”, ka shtuar më tej ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button