DW: Me “opozitë të larme” kundër “diktaturës së larme”

Është i nevojshëm front opozitar, sugjerojnë politikanë dhe analist. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, dje në Kongresin e partisë sollën përfundim për krijimin e një fronti opozitar, shkruan DW, transmeton Portalb.

“LSDM dhe të gjitha partitë nga e majta dhe qendra do të hyjnë në një front të gjerë në aleancë me individë, intelektualë, qytetarë të Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE nëpërmes një kumtese thanë se LSDM po mundohet artificialisht të krijojë optimizëm. Prandaj, sipas tyre, populli do të votojë për vepra dhe jo për mllefin e LSDM-së.

“Populli nuk do t’i falë, nuk do t’i falë as me 11 dhjetor. Për qytetarët do të jetë shumë lehtë që të zgjedhin në mes veprave dhe qasjes destruktive të opozitës. Dënimi për LSDM po vjen dhe të njëjtës nuk mund t’i ikin”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.

Ndryshe, nga Fronti për Demokraci (FRODEM) njoftojnë se do të jenë në frontë të veçantë, si parti të djathta. FRODEM së bashku më Lidhjen Demokratike kanë formuar “Koalicionin për ndryshime dhe drejtësi”.

Sipas profesorit universitar Jove Kekenovski nga FRODEM ka disa arsye se pse partitë e djathta duhet të jenë në front të veçantë.

“Më mirë është që regjimi të luftohet në dy fronte”, ka thënë për DW në gjuhën maqedonase.

Për momentin nuk ka rezultate konkrete rreth bashkimit të partive shqiptare në një bllok të vetëm.

“Sipas meje, është e pamundshme që të ketë bashkim mes partive opozitare në një koalicion parazgjedhor”, është shprehur për DW Faton Aliti nga PPD.

Aliti ka porositur që opozita duhet të dëshmojë se e ka synim shtetin dhe jo pushtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button