Nishani pret homologun kosovar, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës ka pritur sot në një takim zyrtar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në orën 09:00 u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Presidencë, ndërsa rreth orës 10:30 të dy presidentët do të dalin me deklaratat për shtyp.

Pas takimit me Nishanin, Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse me vonë ai do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.

Po ashtu presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button