Dy raketa nga Siria bien në qytetin Kilis të Turqisë (FOTO)

Dy raketa të lëshuara nga Siria kanë rënë sot në rajonin e qytetit kufitar turk Kilis, raporton Anadolu Agency (AA).

Reporteri i AA-së raporton se raketa e parë nga Siria ka rënë në kodrën pranë qytetit, ndërsa tjetra në një fushë të pabanuar.

Gjatë sulmit me raketa nuk ka patur persona të lënduar. Qyteti kufitar turk Kilis është vend i sulmeve të shpeshta me raketa nga Siria fqinje, vijën kufitare të së cilës e kontrollojnë terroristët e DAESH-it.

Forcat e Armatosura të Turqisë zbatojnë masa të rrepta të sigurisë në kufi dhe me sulme të rregullta artilerike shkatërrojnë pozitat e terroristëve.

Dy raketa nga Siria bien në qytetin Kilis të Turqisë
Dy raketa nga Siria bien në qytetin Kilis të Turqisë

 

Dy raketa nga Siria bien në qytetin Kilis të Turqisë
Dy raketa nga Siria bien në qytetin Kilis të Turqisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button