Përfundon procesi i votimit për zgjedhjet lokale në BeH

Me mbylljen e vendvotimeve në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e shtata lokale në Bosnjë e Hercegovinë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës (KQZ) njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale deri në orën 15:00 ka qenë 38.78 për qind. Në zgjedhje kanë dalë 1.240.212 votues të regjistruar. Në Federatën e BeH-së pjesëmarrja ka qenë 36.41 për qind, ndërsa në Republikën Sërpska 42.73 për qind.

Zgjedhjet kaluan me disa incidente dhe përplasje fizike në rajonin e komunës Stolac, ku edhe u ndërpre votimi.

Në zgjedhjet e sotme lokale të drejtë vote kanë pasur 3.263.906 votues të regjistruar në listën qendrore zgjedhore. Në zgjedhjet lokale në BeH qytetarët kanë votuar për 131 kryetar komunash, 10 kryetar qytetesh dhe 3.136 këshilltarë.

Përveç 131 kryetarëve të komunave dhe 10 kryetar të qyteteve në zgjedhjet lokale të vitit 2016 qytetarët kanë votuar edhe për 3.136 këshilltarë prej të cilëve 26 përfaqësues të pakicave nacionale.

Në listat e kandidatëve ishin gjithsej 30.445 kandidatë edhe atë 418 kandidatë për kryetar komunash dhe kryetar të qyteteve dhe 29.884 kandidatë për këshille komunale dhe kuvende komunale, konkretisht këshilla të qyteteve dhe kuvende të qyteteve, dhe 143 për këshilltarë nga radhët e pakicave nacionale.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale ishin pjesë 451 subjekte politike prej të cilëve: 102 parti politike, 103 koalicione, 171 kandidatë të pavarur, 17 lista të kandidatëve të pavarur, 52 kandidatë të pavarur në emër të 52 grupe të qytetarëve dhe gjashtë kandidatë të pavarur në emër të gjashtë shoqatave të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button