Ivanov: Zgjedhjet e parakohshme do të jenë dalje nga kriza vetëm nëse zhbllokohen integrimet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë dalje nga kriza, por vetëm përderisa pas zgjedhjeve zhbllokohen integrimet e Republikës së Maqedonisë, porositi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e mbrëmshëm të pritjes solemne të pjesëmarrësve të Sesionit të 15-­të vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE­-së që u mbajt në muzeun e Luftës së Maqedonisë, shkruan MIA.

Sipas Ivanonit, bllokada e integrimit evropian dhe euroatlantik të RM­së u bë një nga arsyet kryesore për krizën e përhershme politike që, theksoi, kulminonte këtë vit dhe me atë, pasojat e bllokadave u bënë arsye për bllokada të reja.

“Besoj se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë dalje nga kriza, por vetëm përderisa pas zgjedhjeve zhbllokohen integrimet. Vetëm me hapjen e perspektivave evropiane për qytetarët e Maqedonisë do të dilet nga rrethi i magjepsur i krizave politike dhe besimit”, tha presidenti Ivanov.

ivanov

 

OSBE­-së, ashtu siç theksoi shefi i shtetit i nevojiteshin pothuajse katër vite të gjata që ta pranojë realitetin e shtetësisë së Maqedonisë dhe pozitivisht të përgjigjet në kërkesën tonë për anëtarësim. Edhe pse ishim padrejtësisht të bllokuar, potencon presidenti i Maqedonisë, nuk u tërhoqëm nga OSBE-­ja sepse thellë besuam në drejtësinë e parimeve të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtën e dinjitetit njerëzor, respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe qeverisjen e së drejtës si kusht për qeverisje të mirë.

“Nuk u tërhoqëm, sepse besuam në OSBE­në. Ai qëndrim i yni dhe këmbëngulja është paguar. Investimi dhe angazhimi i OSBE­së në Maqedoni ishte i rëndësishëm. Na ndihmoi të arrijmë shumë standarde evropiane, kritere dhe vlera. Falënderim i gjithë asaj, nga shfrytëzuesi i shërbimeve, sot shteti im është kontribues i i qëllimeve të Organizatës. Edhe përmes modelit të Maqedonisë të bashkëjetesës dhe respektimit të dallimeve, dhe përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha presidenti Ivanov në tubim.

Duke folur për rolin e OSBE­së në ballafaqim me sfidat bashkëkohore, Ivanov porositi se shtetetanëtare duhet të kontribuojnë për transformimin e organizatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button