Operacion i përbashkët antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë

Gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Guardia di Finanza është sekuestruar një mjet lundrues (skaf) me një sasi prej 533.5 kilogramë lënde narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit Shqiptar thuhet se Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare në Durrës, ka njoftuar për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të kepit të Rodonit pranë Durrësit.

“Ndjekja nga Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza vazhdoi deri në ujërat ndërkombëtare. Në këtë kohë mjetet aeronautike dhe detare italiane hynë në veprim dhe rreth orës 19.00 (e diel) në momentin e hyrjes në ujërat italiane u identifikua dhe ndalua mjeti i lundrimit me dy persona në bord dhe me ngarkesën me lëndë narkotike prej 533.5 kilogramë. Drejtuesit e mjetit ishin dy shtetas italianë A.M, 38 vjeç dhe A.C, 60 vjeç, te dy nga Brindisi. Guardia di Finanza ndaloi dy skafistët dhe sekuestroi ngarkesën me kanabis sativa”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Autoritete shqiptare dhe italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar origjinë e lëndës narkotike dhe destinacionin përfundimtar të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button