Skandali me italianin Carlo Bollino, falsifikon firmën e Ben Blushit (Foto)

Largimi i Ben Blushit nga Partia Socialiste nuk është pritur mirë nga Edi Rama. As qëndrimi i tij kundër ligjit të plehrave që vjen në kohën kur mijëra qytetarë janë ngritur në protesta masive. Dhe kjo duket qartë në sulmet që kanë nisur mediat pranë qeverisë kundër deputetit. Sulme, jo vetëm të organizuara, por edhe të sajuara, njofton Lapsi.al

Gazeta e mikut të kryeministrit, Shqiptarja.com e Carlo Bolino-s ka publikuar një dokument, që sipas saj tregon se Blushi ishte nismëtar i ligjit të importit të mbetjeve në vitin 2004 kur ai mbante postin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në qeverinë Nano.

Por firma në dokumentin e Shqiptarja.com nuk është e Ben Blushit. Për ta vërtetuar këtë vjen dokumenti i botuar në gazetën e Bollinos dhe firmën e deputetit Blushi.

Po si qëndron e vërteta e gjithë procesit që zhvillua 12 vjet më parë? Në vitin 2004 qeveria Nano hapi garën për përpunimin e mbetjeve dhe u paraqitën dy kompani, njëra e italianit Francesco Becchetti dhe tjetra e Koço Kokëdhimës.

Kompania e Becchettit, “Albanianbeg Ambient” parashikonte të investonte 180 mijë euro, të digjte të gjitha mbetjet e Tiranës dhe Durrësit në një zonë në Kashar dhe do të importonte 208 mijë ton plehra në vit nga Italia, ose 39 % të totalit që do të përpunonte impianti i djegies për prodhimin e energjisë.

Firma e Becchetit nuk kërkonte asnjë dollar për përpunimin e mbetjeve, por vë si kusht të importojë 30 % të sasisë nga Italia. Firma 2K Group e Kokëdhimës kërkon 29.5 dollarë për përpunimin e 1 ton mbetje.

Në garë ishin edhe dy kompani të tjera.

Ofertat janë shqyrtuar nga një organ i miratuar nga Ministrat Bashkim Fino e Ethem Ruka, sic vërteton shkresa.

carlo-bollino-2

Pas vlerësimit të ofertave nga organi i miratuar nga Fino e Ruka, si ministër i Pushtetit Vendor, Blushi ka firmosur hapjen e negociatave, një kusht që lindte nga zhvillimi i garës nga dy ministritë e tjera.

Por procesi pati një ngërç si pasojë e mungesës së ligjit për vazhdimin e procedurave.

Në mungesë të ligjit, Ben Blushi refuzon ta firmosë marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe firmës së Francesco Becchettit. Por kryeministri Nano, për ta çuar deri në fund vendimin për ngritjen e impiantit të djegies së plehrave, ia ngarkon këtë përgjegjësi ministrave Fino e Ruka.

Ligji që lejonte importin e plehrave u dërgua në parlament, por ai u rrëzua si pasojë e protestave masive që shpërthyen në vend.

carlo-bollino-3-700x590

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button