Është paraqitur përpjekje për rrëmbim të një fëmije dyvjeçar

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:50 në Njësinë për informata dhe komandë nga ana e personit A.P. (34) është denoncuar se kur ka qenë duke dalur nga supermarketi në Aerodrom, një grua e panjohur e moshës rreth 60 vjeçare, është përpjekur t’ia marrë djalin dyvjeçar, kumtoi MPB.

Nëpunësve policorë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë biseduar me gruan që e ka paraqitur rastin dhe janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes. Indikacionet parësore nuk tregojnë në ngjarje të bërë penale.

Nga MPB citojnë se fëmija është me nënën e tij, ndërsa policia në afat sa më të shkurtër të mundshëm, do ta pastrojë rastin dhe do ta informojë opinionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button