Qeriqi: Sot, nuk ia dërguam përgjigjen e duhur Mustafës!

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, vlerësoi se protesta e sotme e mbajtur para objektit të Qeverisë, nuk ia ka dërguar përgjigjen e duhur Kryeministrit Isa Mustafa.

Kjo pasi që sipas tij, protesta nuk ishte masivike, ashtu siç thotë se e ka pritur, njofton gazetablic.com

“Sot duke e parë kërkesën tuaj të vazhdueshme për këto padrejtësi që po bëhen, kam pritur që do të merrni pjesë më masivisht në protestë, që ta sheh qeveria dhe të reflektojë në sigurimin e pensioneve për veteranët. Por sot ne i treguam qeverisë që mos të shqetësohet dhe të ndihet rehat sepse nuk po u pritka rrezik nga veteranët e UÇK-së“, ka thënë ai në një shkrim në rrjetin social Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Edhe pse nuk qendroj mirë me shëndet,vazhdoj të përdor terapi, prap isha në gjendje ti përgjigjem kërkeses tuaj si bashkëluftar të mi, që të protestojm sot.Prap jam I gatshëm ta bëj një gjë të tillë sepse ua di vlerën dhe kontributin që keni dhënë.Nuk e harroj asnjëher që falë bashkëluftarëve të mi sot jam I gjallë, pas plagëve që kisha marrë në betej.Ishit ju ata që ma shpëtuat jetën,rrezikuat edhe jetën tuaj që të na tërhiqnit neve të plagosurve.Nuk e harroj kurr kët,ju jam mirënjohës gjatë gjithë jetës time dhe kur kujtoj kët sakrific marrë energji më shumë që të jam në krye të sakrificës për të drejtat e juaja ligjore të cilat ju takojn.Jam munduar dhe kam bërë përpjekje të vazhdueshme që ju ti gëzoni të drejtat e juaja, këtë e kam bërë brenda mundësive të mia, nëse mendon dikush që këtë e kam bërë për ndonjë qellim timin atëher e lus zotin të më denoj.
Por sot po ndalem dhe po mendoj çka presin kjo kategori kur del kryeministri I vendit sot dhe thot se nuk ka bugjet për veteran.E di që jeni të dëshpruar sepse edhe vet jam ekstrem I dëshpruar.Por heshtja në njëfar forme është pranim.Sot duke e parë kërkesen e juaj të vazhdueshme për këto padrejtësi që po bëhen, kam pritur që do të merrni më masovisht në protestë që ta sheh qeveria dhe të reflektoj në sigurimin e pensioneve për veteranët.Por sot ne I treguam qeverisë që mos të shqetësohet dhe të ndihet rehat sepse nuk po u pritka rrezik nga veteranët e UÇK-së.Krejt në fund dua të kërkoj nga të gjithë ju bashkëluftar që të punojm të jemi sa më unik,sepse nëse vazhdojm kështu mendoj se do të gjykohemi nga vet fëmijet tanë.
Ju kërkoj falje dhe shumë respekt për secilin veteran një nga një për kontributin që keni dhënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button