Tekst pa dioptri gazetareske

[Recension: Kutet e dyfishta të Zaevit e demaskuan fushatën e LSDM-së dhe PSP-së për zgjedhjet]

Njëra nga shkeljet më të mëdha gjatë raportimit për proceset zgjedhore është mosrespektimi i standardeve themelore për informim objektiv, të paanshëm dhe të saktë. Pikërisht një raportim të këtillë, tepër tendecioz kemi në tekstin që e recensojmë. Në artikullin e panënshkruar në formë të komentit-analizës, nuk ka argumente që do ta dëshmonin vërtetësinësinë e asaj që pohohet, ndërsa “deklаratat” e ekspertëve të cilëve u referohet teksti nuk janë askund.

dvojnite-arshini-na-zaev-ja-demaskiraa_-http___kurir-mk_makedonija_vesti_dLinku deri te artikulli origjinal: Kutet e dyfishta të Zaevit e demaskuan fushatën e LSDM-së dhe PSP-së për zgjedhjet

Data dhe koha e publikimit: 27.09.2016, 18:12

Data e recensionit: 29.09.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

“GJYKATËS KOMPETENT”

E qartë është tendenca për t’i përforcuar diskreditimin, diskualifikimet dhe ofendimet ndaj PSP-së, të cilat në formë të ngjashme, më të butë ose më të fortë, paraqiten edhe në artikuj të tjerë të plasuara në mediet që e favorizojnë partinë në pushtet.

“Katica Janeva do të përgatisë konstruksione boshe politike që do t’i quajë lëndë, në secilën prej tyre do të kërkojë shqiptim të masave të caktuara kundër personave që nga LSDM-ja janë përcaktuar si targete, gjegjësisht kundërshtatë politikë, ndërsa mospasja e bazës juridike së këtyre konstruksioneve politike do të jetë shkak që mercenarët e LSDM-së/Sorosit të bëjnë presione mbi gjykatën dhe të provokojnë incidente që do t’i mundësonin Zaevi t’u ikë zgjedhjeve”.

Artikulli vendoset në rolin e “gjykatësit kompetent” që e vlerëson punën dhe profesionalizmin e PSP-së dhe të prokurores Katica Janeva dhe pa dëshmi i etiketon pjesëmarrësit e protestave si mercenarë.

“Dalja në shesh joprofesionalizmit, anshmërisë dhe politizimit të PSP-së, që ndodh para syve të opinionit të gjithëmbarshëm, siç mund të pritet rezulton me presion të përforcuar nga ana e LSDM-së mbi Katica Janevën që ajo të fillojë të tregojë rezultate, të cilat i kërkonte Zoran Zaevi prej saj që nga fillimi”.

JOOBJEKTIVITET I THEKSUAR

Теksti është përplot me konstruksione ekstreme, të paargumentuara dhe sulmuese ndaj një politikani. Teksti është shkruar pa dioptri gazetareske dhe i ngjan komunikatës partiake.

“Qëllimi i Zaevit dhe LSDM-së, është të futen në një fushatë sa më të zezë që është e mundur, ku qytetarët do të pasivizoheshin, gjegjësisht në situatë ku nuk do të mund të vinin në shprehje politikat dhe programet konstruktive me projekte që janë arma më e fuqishme e VMRO-DPMNE-së”.

Deklaratën e liderit të opozitës për përdorimin e gjuhës shqipe, teksti e vëndon në kontekst të diskreditimit të tij, e pastaj, pa përmendur ndonjë hulumtim konkret, në mënyrë paushalle konstaton se Zaevi e ka “rrënuar rejtingun e dobët të LSDM-së”, me çka në mënyrë sugjestive ndikon mbi qytetarët, duke u treguar se për kë duhet të votojnë në zgjedhje. Kjo është në kundërshtim me parimet e gazetarisë etike, të cilat parashohin se:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike. (neni 14 Kodi i gazetarëve)

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button