Babai Alajadini dhe i biri Mustafa, të vrarë dje në Çair do të varrosen sot
Në varrezat e Butelit, sot pas namazit të drekës, do ët bëhet varrimi i babait Alajadin Ajredini 56 dhe djalit të tij Mustafa Ajredini 27 vjeç, të vrarë dje nga Shukri Tahiri në mesditë në lagjen Serovë të Çairit.
Aktit të vrasjes, sipas policisë i kishte paraprirë një zënkë verbale, një ditë më parë. Vrasja makabre kishte tronditur jo vetëm lagjen ku ndodhi, por edhe më gjerë.