Fundoset motoskafi me refugjatë në Turqi, nxirren 6 trupa të pajetë

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën ndërsa 21 të tjerë ende po kërkohen pas fundosjes së një motoskafi në rajonin Bodrum të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Motoskafi u fundos dje në rajonin Bodrum, ndërsa supozohet se në të ndodheshin 31 persona. Deri më tani janë shpëtuar katër persona, gjashtë janë mbytur ndërsa kërkimet vazhdojnë për 21 persona të tjerë.

Bëhet fjalë për shtetas të huaj të cilët ishin në përpjekje për kalim ilegal nga Turqia drejt ishujve grekë. Në lidhje me këtë rast është ndaluar një person.

Ekipet e Rojes Bregdetare janë në terren dhe kanë mbështetjen e anijeve të policisë dhe avionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button