Kosovë, mbahet seminari “Strategjia dhe siguria ndërkombëtare”

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall, sot organizuan seminarin me temën “Strategjia dhe siguria ndërkombëtare”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj u shpreh se tani bota po ballafaqohet me konflikte të shumta, ku terrorizmi merr jetën e mijëra njerëzve . “Kjo duhet të përfundojë, kjo është detyra jonë që të punojmë që edhe në shtetet tona të kemi paqe dhe siguri”, u shpreh ai. Duke vënë në dukje se Kosova nuk ka qenë kurrë më e ndërlidhur me botën se sa që është tani, Murtezaj theksoi se vendi i tij është totalisht i angazhuar për integrimin në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se vizioni i Kosovës është në drejtim të paqes, dhe të marrëveshjes me fqinjët .

Sa i përket sfidave me të cilat ballafaqohet sot bota, Murtezaj u shpreh se në aspektin e emigrimit Kosova tani është në gjendje të mirë me riintegrimin e të kthyerve, kurse në aspektin e luftës kundër terrorizmit, bëri të ditur se 10 muajt e fundit asnjë person nga Kosova nuk ka shkuar për të luftuar në zonat e tjera.

Duke vlerësuar këtu edhe punën e FSK-së, Murtezaj u shpreh se “Kosova është e gatshme t’i përparojë lidhjet me NATO-n dhe FSK-ja është e gatshme për t’u transformuar në forca të armatosura. Dhe kjo do të ndodhë, por ne po përpiqemi që këtë ta bëjmë në mënyrën më të mirë.”

Ndërkaq, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, theksoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë e zotuar ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke vënë në dukje se kjo nënkupton integrimin edhe në arkitekturën e sigurisë evropiane. Ajo shtoi se Gjermania dhe organizata Marshall vazhdojë ta mbështesin trajnimet e Policisë së Kosovës, si dhe proceset e transformimit të FSK-së.

Kurse Colleen Hyland, zëvendës shefe e misionit në Ambasadën Amerikanë në Kosovë, theksoi se ky seminar për strategjinë dhe sigurinë ndërkombëtare i adreson çështjet kryesore të Kosovës dhe angazhohet në mënyrë rajonale, që të ketë një jetë dhe një botë më të sigurtë.

Në seminar morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, përfaqësues të ambasadave të ndryshme dhe të organizatës Marshall, të Policisë së Kosovës, të FSK-së, si dhe diplomatë të akredituar në vend dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kosovë, mbahet seminari “Strategjia dhe siguria ndërkombëtare”
Kosovë, mbahet seminari “Strategjia dhe siguria ndërkombëtare”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button