“Tingujt e flautit” për Shën Terezën sonte fillon me “Orpheus”

Orkestra kamertale bullgare, “Orpheus”, e cila njihet për interpretimin e pothuajse të të gjitha veprave më të rëndësishme për orkestër kamertale, prej barokut e deri te veprat bashkëkohore, do të hapë edicionin e sivjetshëm të festivalit që u dedikohet tingujve të flautit. Lydia Oshavkova në flaut, Michaela Hrabankova në obo, Erëmira Çitaku në flaut dhe sopranoja Jeta Çitaku, nën dirigjimin e Raitcho Hristov sonte do të performojnë në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, në mbrëmjen e parë të festivalit bienal “Tingujt e flautit”. Do të interpretohen vepra të Franc Schubertit, Otorino Respighi, Antonio Vivaldi, W.A Mozart e të tjera, transmeton MIA.

Edicioni i tetë i këtij festivali nis me dy koncerte dhe gjatë vitit do të sjellë edhe gjashtë mbrëmje të tjera muzikore.

Nesër mbrëma në ish­Klubin e Boksit, do të shfaqen videot “Gray matter ­ language of shadows” e Eva Petriq dhe “War Damaged Musical Insruments” e Susan Philipsz.

Po ashtu do të ketë një performancë nga duoja Erëmirë e Arzije Rifati në flaut. Një ditë para hapjes së festivalit organizatorët në një konferencë për media kanë zbuluar se ky edicion i “Tingujt e flautit” i dedikohet humanistes shqiptare, Shën Terezës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button