Tajfuni Megi godet Kinën lindore, 32 persona të zhdukur

Si pasojë e goditjes së tajfunit Megi në provincën jugore kineze Zhejiang, 32 persona llogariten si të zhdukur.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua pohon se 26 banorë janë zhdukur në vendin Sucun si pasojë e rrëshqitjes së tokës e cila shembi një ndërtesë.

Zhdukja e gjashtë personave tjerë është lajmëruar në vendin Baofeng. Tajfuni Megi, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe erë të stuhishme, dje përfshiu Tajvanin ku mori jetën e katër personave ndërsa 500 të tjerë u lënduan.

Në fillim të muajit gjatë tajfunit Meranti 30 persona humbën jetën ndërsa 15 të tjerë edhe më tej llogariten si të zhdukur në Kinë dhe Tajvan, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button