Tajvan, katër të vdekur nga tajfuni Megi
Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 524 të tjerë janë lënduar kur tajfuni Megi goditi dje brigjet verilindore të Tajvanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të mediave vendase, si pasojë e tajfunit pa rrymë kanë mbetur më shumë se 2.7 milionë objekte.
Për shkak të erërave të fuqishme deri në 230 kilometra në orë në verilindje të vendit sot janë mbyllur të gjitha shkollat dhe zyrat.
Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa Qendra për intervenime emergjente theksoi se janë evakuuar më shumë se 8 mijë njerëz.
Tajfuni Megi arriti në qytetin lindor Hualiena dje në orët e pasdites, duke shkaktuar erë me shpejtësi prej 100 kilometra në orë dhe reshje të dendura të shiut.
Bëhet fjalë për tajfunin e tretë të fuqishëm që këtë vit përfshiu Tajvanin. Më herët këtë muaj gjatë tajfunit Merati në Tajvan dhe Kinë humbën jetën 30 persona, ndërsa 15 llogariten si të zhdukur.