Meksikë, lind foshnja e parë me tre prindër biologjik

Në Meksikë, për herë të parë në botë është lindur bebja e nisur përmes tre strukturave të ADN-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Foshnja e lindur me acidin deoksiribonukleik e ka trashgëguar nga prindërit e saj si dhe nga donatori që do të thotë se ka tre prondër biologjik.

Më parë mjekët kishin konstatuar se nëna, ndryshe shtetase e Jordanisë posedon gjenin e sindromit Leigh, çrregullim i sistemit nervor nga shkaku i të cilit më herët i kishin vdekur dy foshnje.

Çifti ka kontaktuar me dr. John Zhangun nga qendra mjekësore për shpresë të re në New York.

Edhe pse metodat e ndryshme për përdorimin e tre ADN-ve janë në përdorim që nga vitet e 90-ta, këto nuk janë të lejuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për çka prindërit dhe mjeku e kishin bërë procedurën në Meksikë, shtet ky që nuk ka të përcaktuar rregulloren për metodën e lartpërmendur.

“Kjo tregon për herë të parë se një mutacion gjenetik nga tre njerëz mund të shmang shfaqjen e sëmundjes”, tha Zhang, duke shtuar se metoda e fertilitetit përmes tre personave, në masë të madhe mund t’u ndihmojë prindërve të cilët kanë vështirësi me gjene.

Shumë shkencëtarë në këtë fushë këmbëngulin se termi “tre prindër” është gabim pasi fëmija pjesën më të madhe të ADN-së e merr nga prindërit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button