Rama: Shqipëria e Serbia mund të bëjnë atë që bënë Gjermania e Franca

Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë për Ballkanin atë që kanë bërë për Evropën Gjermania dhe Franca. Kryeministri Edi Rama i është referuar një prej zhvillimeve historike më të rëndësishme të Evropës moderne, për të nënvizuar peshën e Gjermanisë në tërë kontinentin, ashtu si dhe në rajonin e Ballkanit.

Në Forumin Ekonomik Shqiptaro-Gjerman, ku i pranishëm qe ish Kancelari Gerhard Shroeder, Rama solli në vëmendje raportet e shkëlqyera tregtare e diplomatike me Berlinin, transmeton Shqiptarja.

Ish Kancelari Gerhard Shreder tha se raportet e mira mes dy vendeve shtrihen në kohë pavarësisht forcave politike që qeverisin shtetet përkatëse.

Në forum u vlerësuan investimet gjermane në Shqipëri e në rajon si dhe rrugët e përbashkëta të zhvillimit, gazsjellësit, korridoret e energjetikës dhe infrastrukturat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button