Ja çfarë pret Dortmund nga Ronaldo

Trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel, pret që ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, të jetë në formën më të mirë në ndeshjen e së martës në Gjermani në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo, që nuk shënoi në dy ndeshjet e fundit për Realin, dhe që u largua më herët nga ndeshja në barazimin 2 me 2 ndaj Las Palmasit, po kritikohet për formën e tij, por kështu nuk mendon rivali i tij i ardhshëm Tuchel.

“Cristiano nuk është në formë? Kush jam unë ta them këtë. Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë, një fitues. Presim që të jetë në formën më të mirë. Jemi përgatitur për Realin. Sigurisht se i dimë kualitetet e Real Madridit. Do të jetë vështirë të mbrohemi nga ta”, ka deklaruar në konferencën për media Tuchel.

Hera e fundit që Reali dhe Dortmundi ishin takuar ishte çerekfinalja e Ligës së Kampionëve më 2014, kur Madridi kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button