Seanca për raportin e PSP-së do të vazhdojë nesër

Kryetari i Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Vllatko Gjorçev, për shkak të mungesës së kushteve të rregullores për punë e caktoi për nesër seancën, në të cilën debatohet për Raportin e Prokurorisë speciale publike.

Paraprakisht, prokurorja speciale publike Katica Janeva e braktisi seancën e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, duke deklaruar se do të vijë vetëm në Seancën plenare në të cilën do të shqyrtohet Raporti për punën e Prokurorisë sociale publike.

Janeva tha se nuk do të kthehet më në seancë sepse deputetët i bëjnë mobing klasik.

Paraprakisht, duke e shfrytëzuar mundësinë, si përgjigje të pyetjeve të deputetes Vlladanka Aviroviq, prokurorja dërgoi porosi deri te Gjykata supreme, deri te Këshillit gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorisë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button