Nesër rikthehen protestat e “Revolucionit të Larmë”

Nga dita e nesërme nëpër rrugët e Shkupit rikthehen sërish protestat e “Revolucionit të Larmë” në përkrahje të Prokurorisë Speciale Publike dhe kryeprokurores Katica Janeva.

Protesta e nerësme do të nis nga ora 17.00 para ndërtesës së Kuvendit pasi, sipas tyre, pushteti përsëri ka filluar me sulmet kundër Prokurorisë Speciale.

Një arsye tjetër sipas tyre është se gjykatësit e afërt me pushtetin vazhdojnë t’i refuzojnë kërkesat për paraburgim. Gjithashtu, Revolucioni kërkon nga Gjykata Kushtetuese të prononcohet për statusin ligjor të PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button