Basha: Rama u ble nga mafia e plehrave, mbetjet do sjellin helm

Tiranë, 25 shtator 2016, NOA.al – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot lidhur me debatin e ditëve të fundit që ka kryeministri Rama me qytetarët për miratimin e ligjit të plehrave.

Sipas Bashës një pjesë e tregtisë ndërkombëtare të plehrave është nën kontrollin e grupeve të dyshimta dhe kriminale. Të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar janë të gatshëm të shiten për para. Shqipëria e Edi Ramës është vendi ideal për këtë gjë, transmeton Noa.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Miratimi i ligjit të plehrave është një tjetër provë e qartë se qeveria Rama e ka braktisur përfundimisht interesin publik dhe i shërben vetëm një pakice që po pasurohet në kurriz të shumicës. Ky ligj i miratuar në kushte kur kishte dhe ka një vullnet të qartë popullor kundra tij është bërë vetëm për një arsye: për interesa korruptive dhe kriminale. Mbasi e miratoi pabesisht ligjin, tashmë Rama ka filluar një fushatë manipulimi, kërcënimi dhe keqinformimi të publikut për t’i detyruar njerëzit të mbyllin gojën dhe t’i nënshtrohen vullnetit të tij.

Qeveria e tij nuk garanton dot as sigurinë ushqimore të produkteve që hyjnë në vend, por Rama do që ne të besojmë se ai do kontrollojë plehrat që ai do importojë. Loja me plehrat është lojë e rrezikshme. Kudo në botë gjenden mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe të dëmshme që presin të shkarkohen diku. Është fakt se një pjesë e tregtisë ndërkombëtare të plehrave është nën kontroll e grupeve të dyshimta dhe kriminale. Të gjithë ata kërkojnë të gjejnë vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar janë të gatshëm të shiten për para.

Shqipëria e Edi Ramës është vendi ideal për këtë gjë. Në Shqipëri sot trafikohen me dhjetëra mijëra tonë drogë. Ne Shqipëri policia, administrata publike dhe drejtuesit më të lartë të vendit janë të korruptuar dhe të kapur nga bizneset klienteliste dhe nga krimi. Në këto kushte është e sigurtë: plehrat do të sjellin helm në Shqipëri, helm për fëmijët tanë dhe për gjithë vendin. Shqipëria pa Edi Ramën do të jetë një Shqipëri pa plehra. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button