Në një fshat të banuar me maqedonas, Gruevski përuron rrugën Tetovë-Jazhincë
Në fshatin Vratnicë të Tetovës është lëshuar në përdorim rruga rajonale Tetovë Jazhincë.
Bëhet fjalë për investim prej 150 milion denarëve me cka është kryer rehabilitim i plotë i rrugës dhe është asfaltuar gjithsej rrugë prej 16.5 kilometra dhe gjerësi prej 7.10 metra.
“Me këtë është zvogëluar koha e udhëtimit dhe përshpejtohet komunikimi i Tetovës me vendet përreth dhe me Republikën e Kosovës”, deklaroi në përurimin e kësaj rruge, kryeministri i vendit Nikolla Gruevski.