Vendosja e rekordit duke vrapuar për 46 ditë

Ai gjendet rrëzë malit Katahdin. Është 3.524 kilometra larg historisë.

Dyzet e pesë ditë, 22 orë e 38 minuta më vonë, ultramaratonisti amerikan, Karl Meltzer, me dy gjunjët e fashuar dhe me një bateri në kokë për të ndriçuar rrugën, arriti në malin Springer në Georgia të SHBA-së.

Ai është tepër i lumtur me këtë arritje. Nuk është edhe për t’u habitur, pasi vetëm sa përfundoi një garë ekuivalente me ngjitjen 443 herë në ndërtesën “Empire State”.

Që nga 6 gushti, ai ka vrapuar mesatarisht 14.8 orë në ditë, duke djegur 345.122 kalori, duke kaluar nëpër 14 shtete të SHBA-së dhe duke ndërruar plot 20 palë atlete.

Por, gjitha vuajtjet janë jorelevante tash, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Llogaritet se rreth 11 mijë njerëz e kanë përfunduar shtegun Appalachian, por asnjëri nuk e ka përfunduar më shpejt se Meltzeri.

Shtegu Appalachian kalon përgjatë bregut lindor të Amerikës dhe është rrugë e favorizuar për shëtitësit. Përshkon një distancë prej 3.524 kilometra.

Kryesisht përfshin terrene malore dhe fusha të hapura, por kalon edhe nëpër rrugë, qytete dhe ferma, duke u përkujdesur për një peizazh që të lë pa frymë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button