Kuvend, Janeva: Tre ditë po më mbani këtu, në vend se të jem në punë

Nuk e kam ndërmend të përgjigjem në pyetje që u jam përgjigjur më parë. Informacione tjera për Raportin financiar nuk do të jap. Kush ka përgjuar në Maqedoni do të dëshmohet në rastin “Puç”, transmeton Portalb.

“PSP më 21 dhjetor 2015 ka marrë këtë lëndë dhe ka kërkuar nga gjykata që t’i marr faktet. Katër ditë më vonë kemi kërkuar prap që të na japin faktet. Gjykata tha se mundemi t’i shohim faktet dhe ne e bëmë atë. Më vonë për fakte të caktuara na është thënë se ka sekrete dhe nuk na dhanë. Më vonë Gjykata e Apelit e mësonte Gjykatën themelore Shkupi 1 se nuk guxon PSP-së t’ia fshehë faktet. 6 muaj gjykata të mos na jep faktet është turp”, tha Janeva, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve.

Ajo ka kujtuar deputetët se tre ditë ia kanë humbur, në vend që kohën ta shfrytëzojë për punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button