Lëngu natyral që ndihmon për t’u dobësuar

Nëse doni që vakti i parë i ditës t’ju ndihmojë të humbisni disa kilogramë, duhet të ndiqni formulën e mëposhtme të rënies në peshë, e rekomanduar nga dietologia Stephanie Clarke.

Mjafton vetëm të merrni përbërësit, t’i shtrydhni mirë dhe të pini lëngun e përftuar çdo mëngjes. Lëngu duhet të ketë:

  • Kalori: 300-400
  • Fibra:5 deri në 10 gramë
  • Proteina: 13 deri 20 gramë
  • Karbohidrate: 40 deri 55 gramë
  • Yndyra të shëndetshme: 10 deri 15 gramë
  • Sheqerna: 36 gramë ose më pak

Kjo formulë do të mbajë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak dhe do t’ju japë ndjesinë e ngopjes. Karbohidratet dhe proteinat japin energji, ndërsa yndyrat e shëndetshme dhe fibrat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Ja çfarë përbërësish ju duhen për të përgatitur këtë lëng:

Lëng me çokollatë, luleshtrydhe dhe banane

  • 5 luleshtrydhe të ngrira
  • 1 banane e ngrirë
  • 1 filxhan spinaq
  • 170 gramë kos
  • ½ filxhan qumësht soje
  • ½ lugë gjelle gjalpë kikiriku

I hidhni të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe i shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene. Lëngun e përgatitur duhet ta konsumoni çdo mëngjes dhe të freskët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button