Metrobusi përplaset me disa automjete në Stamboll, disa të plagosur (FOTO)

Disa udhëtarë janë lënduar gjatë përplasjes së metrobusit, autobusit urban dhe disa veturave në lagjen Kadikoy të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Metrobusi që është një autobus i shpejtë që qarkullon në korsi të veçantë ka dalë nga korsia e tij në lagjen Kadikoy në pjesën aziatike të qytetit duke u përplasur fillimisht me një autobus dykatësh i cili ka qenë duke ardhur nga drejtimi i kundërt.

Pas përplasjes, metrobusi ka goditur tre automjete duke kaluar mbi to.

Në vendin e ngjarjes ka një numër të madh të ekipeve të ndihmës së shpejtë dhe policisë.

Metrobusi përplaset me disa automjete në Stamboll, disa të plagosur (FOTO)

Metrobusi përplaset me disa automjete në Stamboll, disa të plagosur (FOTO)

Metrobusi përplaset me disa automjete në Stamboll, disa të plagosur (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button