Sot promovohet fushata kundër ksenofobisë

Sot në orën 12:30 para Galerisë montuese / të lëvizshme CAC; (Parku i Frankofonisë – Parku i qytetit) do të mbahet pres-konferencë e aksionit qytetar për anti-ksenofobi “Fëmijë të planetit Tokë”. Përfaqësues të organizatorëve do t’i drejtohet publikut në lidhje me ngjarjen “Fëmijë të planetit Tokë dhe POP UP AKTO” e cila do të mbahet prej datës 23.09.2016 deri më datë 25.09.2016 në Shkup, njofton Portalb.

“Fëmijë të planetit Tokë” është aksion qytetar i cili porosit se të gjithë ne kemi të drejtë të jetojmë të qetë, të lirë dhe të sigurtë. “Fëmijë të planetit Tokë” është zëri ynë për tejkalimin e frikës nga të huajt dhe urrejtjes ndaj të ndryshmive.

Me kampanjën nacionale kundër ksenofobisë “Fëmijë të planetit Tokë” mbaron projekti “Ndihmë humanitare dhe juridike për emigrantët”, të cilën FShHM e realizoi prej datës 01.09.2016 deri më 30.09.2016 në bashkëpunim me organizatat partnere: Legis, Shoqata Maqedonase e juristëve të rinj dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button