BeH, në prag të zgjedhjeve lokale billborde me foton e Kim Jong-un dhe Sheshel-it (FOTO)
Hercegovina lindore, posacërisht në pjesët rreth komunës dhe qendrës së Gackos dhe Bileçës, në prag të zgjedhjeve lokale në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), të cilat do të mbahen të dielën, më 2 tetor, nga ajo që ka regjistruar ekipi i Anadolu Agency (AA) , është e mbuluar me posterë dhe billborde me fotot e kryetarit të Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Sheshel.
Në bilbordet e mëdha dhe posterët me fotografinë e kryetarit të SRS-së në hyrje të Bileçës shkruan: “Sërpska në duar të sigurta – SRS”. Në qendër të Bileçës nëpër rrugë është vendosur një billbord i madh me fotografinë e liderit të SRS, përndryshe deputit aktual të Parlamentit të Serbisë.
Gjithashtu edhe një pjesë e madhe e qendrës së Gackos është mbuluar me posterë të Sheshelit. Me këtë, qytetarëve të Gackos u thuhet se “Shesheli po vjen”.
Në sheshin qendror me tre gishta të ngritura është vendosr një billbord i madh i liderit të Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje (SPO), lider i së cilës është Vuk Drashkoviç.
Billboardi mban mbishkrimin “Një listë kundër komunistëve” me mesazhin “Për një Gacko më të mirë”. Është interesante se billbordi është vendosur pranë monumentit të heronjve dhe luftëtarëve të Luftës Nacional Çlirimtare 1941-1945.
– Në Shoqatën e Veteranëve fotografia e Mladiçit –
Ndryshe, në Gacko dhe Bileça në Trebinje dhe Foça mbizotëron një atmosferë krejtësisht e ndryshme me posterë të zgjedhjeve. Këtu nuk vërehen mesazhe nacionaliste dhe luftë nxitëse.
I vetmi vend ku ndodhet fotografia e të akuzuarit të Hagës për krime lufte, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mladiç, por edhe ku është vendosur flamuri i luftës së Ushtrisë së Republikës Sërpska është në selinë lokale të organizatës së veteranëve të Foçës, përndryshe vend ku janë selitë e të gjitha organizatave të rëndësishme lokale të partive nga RS.
Në të njëjtën kohë, në Hercegovinën perëndimore, ku më e theksuar ishte në Citluk, siç ka vërejtur ekipi i Anadolu Agency (AA) nga tereni, edhe këtu ishin vendosur bilborde të mëdha si dhe posterë me foton e Kim Jong-un, liderit të Koresë së Veriut.
Me përshëndetje ushtarake, në posterat me foton e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un përcillet mesazhi “Megjithatë, është e tepërt 30 vite të qeverisë së njëjtë”.
Është interesant edhe fakti se në posterët në Hercegovinë perëndimore, ndryshe nga Hercegovina lindore, nuk kishte asnjë fotografi të kryetarëve nga partitë në pushtet në nivel shtetëror ose federal.
Zgjedhjet lokale në BeH do të mbahen më 2 tetor, dhe në to për krytarë bashkie, këshilltarë bashkie dhe këshilla komunale do të garojnë mbi 30 mijë, që është gati një përqind e numrit të përgjithshëm të banorëve sipas regjstrimit të vitit 2013.