Wikileaks: Si filloi “lidhja” mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit?

Wikileaks ka publikuar dokument ku flitej për nisjen e bashkëpunimit në mes Ali Ahmetit, kreut të BDI-së dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më vitin 2006. Bashkëpunim ky që më pas do të rezultojë me kurorëzim, divorci i të cilit është i paimagjinueshëm, transmeton Portalb.

Dokumenti dëshmon për takimin mes Ahmetit dhe Gruevskit, më 2 tetor 2006, nën ndërmjetësimin e ambasadores së atëhershme të SHBA-së, Xhilien Millovanoviq.

Aty thuhet se, ata kanë biseduar rreth 2 orë e gjysmë. Temë diskutimi ka qenë Ligji për policinë dhe tema tjera ndëretnike. Por nuk kanë arritur të dakordohen, sepse Ahmeti ka kërkuar që në paket të diskutohet edhe për temën e gjuhës dhe tema tjera. Gruevski, i ka thënë se për këto do të flasin në veçanti.

Dialogu ka vazhduar më 5 tetor 2006, nëpërmes diskutimeve të Teuta Arifit nga BDI dhe Silvana Bonevës nga VMRO-DPMNE, prap me ndërmjetësim të BE dhe SHBA, transmeton Portalb.

Në mbrëmje prapë janë takuar Gruevski dhe Ali Ahmeti. Në takim është vendosur për përfaqësuesit e partive që do t’i diskutojnë çështjet më tutje, thuhet në dokument.

Sot, 10 vite pas, dëshmohet se tema e çështjes së gjuhës shqipe dhe temave tjera me rëndësi, nga takimi në takim janë harruar, për faktin se asgjë nuk ka prosperuar në këtë drejtim./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button